Itali, prangoset bosi shqiptar i drogës
Një bos shqiptar i drogës ka rënë në prangat e Forcave Speciale të antidrogës në Peruxhia të Italisë.

Lajme
Operacioni i uniformave blu ka përfunduar me sukses duke arrestuar 30-vjeçarin, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat italiane.
Mësohet se policia kishte disa javë që po vëzhgonte me kujdes çdo lëvizje të shqiptarit. Ky i fundit njihej si shpërndarësi më i madh i drogës në të gjithë zonën e Peruxhias.