Islandezët të parët në përdorimin e internetit – Lajmi.net
Islandezët të parët në përdorimin e internetit
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 17:20, 21 February 2018
Nga të dhënat e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), për vitin 2017 që lidhen me përdorimin e internetit nga pjesa e popullsisë, del se islandezët janë të parët në botë me 98 për qind, ndërsa të fundit në listë prej 20 vendeve janë indonezianët me 25 për qind.

Në vend të dytë janë Mbretëria e Bashkuar dhe Katari me 94 për qind, ndjekur nga Japonia me 92 për qind dhe Holanda me 90 për qind. Vendet që kanë pjesëmarrje të përdorimit të internetit më pak se 90 për qind është dhe Kosova me 88.8 për qind, shkruan Telegrafi

89 për qind e gjermanëve e përdorin internetin, pasuar nga Australia me 88 për qind, Franca me 85 për qind dhe Spanja me 80 për qind.

Në dhjetëshen e dytë të listës kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia me 76 për qind, Arabia Saudite me 73 për qind, Italia me 61 për qind, Brazili me 59 për qind, Turqia me 58 për qind dhe Kina me 53 për qind. Listën e përmbyll Nigeria dhe Indonezia me 25 për qind.

Sondazhi i ‘We Are Social’ dhe ‘Hootsuite’, prezantuar në raportin ‘Global Digital, 2018’, zbulon se tani ka më shumë se katër miliardë njerëz në mbarë botën që përdorin internetin dhe më shumë se tre miliardë njerëz në botë përdorin çdo muaj mediet sociale.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master