“Isha afër Interit, por ja kush e bllokoi transferimin”

Yaya Toure më në fund ka vendosur ta thyej heshtjen.

Sport

04/10/2018 17:02

Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka zbuluar se çfarë ndodhi në afatin e verës.

Toure ka thënë se ai ishte afër të kalonte te Interi, por që transferimi i tij u bllokua.

“Jemi krenarë për skuadrën që kemi, ka shumë të rinj dhe lojtarë të talentuar. Mundësitë për t’u transferuar në Itali? Kam qenë shumë afër Interit, por gjithçka është bllokuar në momentin e fundit”, ka thënë Toure.

“Manchester City doli kundër shitjes sime. Për mua Mancini është një person i veçantë, më telefonon shpesh pas ndeshjeve. Kam një respekt të madh për të”, ka thënë më tej mesfushori. /Lajmi.net/