Isco ia jep një lajm të keq Real Madridit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, sot ka marrë një tjetër lajm aspak të mirë.

Sport

26/04/2018 20:44

Pas Dani Carvajal, është edhe mesfushori Isco, që është konfirmua si mungesë për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale ndaj Bayern Munich.

Real Madrid fitoi 1:2 ndeshjen e parë në ‘Allianz Arena’.

Por, në ndeshjen kthimit në ‘Santiago Bernabeu’, Zidane nuk do të mund të llogarisë në Carvajlin dh Iscon.

Ky i fundit ka lënduar shpatullën, dhe nesër pritet t’u nënshtrohet testeve të detajuara për të kuptuar shkallën e lëndimit./Lajmi.net/