Irina po e ‘fundos’ Ronaldon me këtë deklaratë

Cristiano Ronaldo së fundmi është vendosur në qendër të të gjitha mediave për shkak të akuzave që po bëhen në drejtim të tij.

Sport

06/10/2018 23:23

Lojtari portugez i skuadrës së Juventusit, po akuzohet nga një grua amerikane, Kathryn Mayorga e cila ka thënë se portugezi e ka përdhunuar në vitin 2009 në Las Vegas.

Ndërsa së fundmi ajo që shtyn akoma edhe më shumë këto zëra edhe pse jo drejtpërdejtë është Irina Shayk, ish e dashura e Ronaldos e cila së fundi është shprehur: “U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qëndrova pranë kur dolën thashethemet se ai më tradhtonte me disa vajza të tjera. Kur e mësova të vërtetën ishte shumë e rëndë. Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal për mua, mashkulli im ideal është i ndershëm, “gentleman” që di si të sillet me gratë. Nuk besoj tek burrat që na bëjnë të vuajmë sepse vetë ata nuk janë pjekur akoma”.

Kujtojmë se Irina dhe Ronaldo qëndruan 5 vite bashkë. Në atë kohë kur Irinia u nda nga Ronaldo nuk dha arsye ndërsa sot ajo ka zbuluar se përse u nda nga Ronaldo.