iPhone 6 vs Samsung Galaxy S6

Që të dy këta celularë të kualitetit të lartë përmbajnë veçori dhe dizajne të bukura. Ja se si gjenden ata nëse garojnë me njëri-tjetrin përballë.

Auto & Tek

28/03/2015 18:17

Celularët e Apple dhe të Samsung – iPhone 6 dhe Galaxy S6 – sigurisht se e dominojnë tregun global të celularëve. Që të dy celularët janë të ngjashëm, qoftë në dizajn, veçori dhe çmim, por ka disa dallime të dukshme.

Nëse po keni debate me shokë se cili celularë është më i mirë e cili më i keq, ne kemi ndërtuar një krahasim të këtyre dy celularëve të bukur.

Çfarë ka Galaxy S6 që nuk e ka iPhone 6?

Mbushja më e shpejtë me energji dhe përmes Wireless-it
Ngjashëm si celularë të tjerë Android, Galaxy S6 mbështetë mbushjen me energji përmes Wireless-it me një mbushës të ndarë për wireless, të cilin mund ta blini në shumë dyqane sot. Ju vetëm e vendosni celularin në një ‘jastëk’ mbushës me wireless dhe celulari fillon të mbushet ngadalë. Ndryshe, S6 premton se mbushet më shpejtë, kështu që nuk keni nevojë të pritni shumë për të marrë ca energji në baterinë e celularit tuaj për tërë ditën, transmeton Lajmi.net.

Një monitorues për rrahjet e zemrës
Blici LED i S6 vepron si një monitorues i rrahjeve të zemrës gjithashtu, i cili mundet të masë edhe oksigjenimin e gjakut tuaj. Ju mund ta përdorni atë për të testuar normën e pushimit të zemrës, apo gjatë ushtrimeve për ta parë se sa shumë jeni duke e shtyrë atë që të punojë. iPhone 6 mund t’i masë rrahjet tuaja të zemrës por vetëm me një aplikacion të dorës së tretë.

Ekran më të madh me një rezolucion më të lartë
Galaxy S6 përfiton nga një ekran i madh i cili duket mbresëlënës dhe ka një rezolucion më të lartë se iPhone 6. Celulari i fundit i Samsung ka një ekran 5.1 inç AMOLED 2,560X1,440 piksel. Ndryshe, iPhone 6 ka një ekran 4,7 inç me një rezolucion prej 1,344×750. Nëse dëshironi ekran më të madh, sigurisht se iPhone 6 Plus do të jetë në dispozicion për ju, që kushton vetëm $100 më shumë se iPhone 6.

Një aksesor të dedikuar VR
Duke parë teknologjinë e ardhshme, Samsung tejkaloi pak Apple-në. Kufjet Samsung Gear VR mund të ndahen me një Galaxy S6 për të krijuar një përvojë më të bukur të shikimit të videove dhe luajtjes së lojërave të ndryshme.

Çfarë ka iPhone 6 që nuk ka Galaxy S6?

Shpërndarje të thjeshtë mes iPhone, iPad dhe Mac
Nëse keni pajisje të tjera të Apple, si një iPad apo një MacBook, ju shumë lehtë do t’i shpërndani fotot, videot dhe linqet nga Safari në mes të pajisjeve të Apple, falë AirDrop në iOS 8 dhe Mac OS Yosemite. Për më tepër, falë një veçorie të quajtur Handoff, ju mund t’i përgjigjeni thirrjeve në iPhone nga Mac-u. Ju mund t’i zëvendësoni këto veçori edhe në një celularë Android, por ju do të keni nevojë për një aplikacion të dorës së tretë për ta bërë këtë.

Më shumë aplikacione të reja
Nuk është e çuditshme që shumë shpesh iOS merr aplikacione të reja. Kjo për shkak që është më e lehtë të krijosh një aplikacion për disa modele që veprojnë me iOS se sa mijëra modele që veprojnë përmes Android. Shumica e aplikacioneve eventualisht e bëjnë rrugën e tyre deri tek Android, por disa nuk e bëjnë kurrë, kështu që aplikacionet më të fundit dhe më të rëndësishme sigurisht që i ka iPhone 6.

Ndryshe, App Store ka më pak aplikacione të rrejshme se sa në Google Play, falë disa kërkesave më strikte për të publikuar.

Një ekosistem të madh të pajisjeve dhe çantave
Nëse dëshironi që celulari juaj të ketë një çantë apo zmadhues të përshtatshëm, kufje dhe shtesa të tjera, iPhone është më i miri për këtë. Popullariteti i përhapur i iPhone në SHBA do të thotë se krijuesit e çantave dhe prodhuesit e tjerë të aksesorëve janë të shpejtë për të bërë produkte për të, transmeton Lajmi.net.

Edhe linja Galaxy e celularëve të Samsung janë duke marrë vëmendje, veçanërisht nga krijuesit e rastit, por iPhone ende është duke marrë më shumë produkte të dizajnuara në mënyrë specifike për të.

Çfarë kanë të përbashkët celularët?

Skanerët e shenjave të gishtave
iPhone 6 dhe Galaxy S6 që të dy kanë skanerë të shenjave të gishtave të ndërtuar në butonët kryesorë që ju lejojnë të hapni celularin dhe të autorizoni pagesa vetëm duke vendosur gishtin në të. Ju mund të programoni shumë gishta në të dy celularët dhe eksperienca juaj e përdorimit të skanerëve do të jetë më e mirë.

Pagesat përmes celularit
Që të dy celularët kanë sistemet e tyre të bazuara NFC për të bërë pagesa, por vetëm Apple Pay i iPhone është i gatshëm tani. Ndryshe, sistemi për pagesa i Samsung pritet të lansohet më vonë këtë vit.

Materiale dhe dizajne të kualitetit të lartë
Si iPhone ashtu edhe Samsung janë pajisje me dizajnë dhe materiale të kualitetit të lartë. Iphone ka një trup të tërë prej alumini, me një panel të Gorilla Glass 4, përderisa Galaxy S6 ka një kornizë metalike dhe Gorilla Glass 4 në panelet prapa dhe para. Që të dy celularët vijnë në opsione të ndryshme të ngjyrave dhe kanë një pamje të kualitetit të lartë dhe janë celularët më të mirë në treg.