iOS 9 Beta: Çfarë të pritet nga ky version?

Përdoruesit e Apple mund ta shkarkojnë versionin beta të iOS 9 para lansimit të tij të plotë më vonë. Lansimi i versionit beta shënon herën e parë që prodhuesi i iPhone ka ofruar një parashikim të madh të iOS për klientët.

Auto & Tek

11/07/2015 10:26

Por, çfarë mund të presim nga ky version beta i iOS? Ky version ka disa veçori të cilat u prezantuan edhe në Konferencën Botërore të Zhvilluesve në qershor, duke përfshirë një Siri më të mençur, një aplikacion të ri Apple News dhe Health Kit, së bashku me të tjerat.

Siri më i mençur
Në iOS 9, Siri do të jetë në gjendje që të nxjerrë rezultate për kërkesa të tilla si “Tregomi fotografitë e muajit të kaluar” dhe kërkesa të tjera për të ju kujtuar gjëra, transmeton Lajmi.net.

HealthKit
HealthKit, i cili u lansua me iOS 8, do të përmbajë mundësi të reja gjurmuese për një shëndet reproduktiv, hidratim dhe ekspozim në diell.

Kërkimi i shtuar inteligjent
Kur një përdorues e bën një kërkim, iOS 9 mund të “kërkojë thellë” në aplikacionet tuaja, sipas Apple. Për shembull, nëse nuk mund ta kujtoni se cili aplikacion kishte një recetë të tortës me mollë, në të ju vetëm e shkruani “tortë me mollë” dhe receta do të shfaqet, duke e bërë eksperiencën më të lehtë për një përdorues, transmeton Lajmi.net.

Përdorimi i iPhone në “Low Power Mode”
Kjo veçori në iOS 9 i lejon përdoruesit që të zgjasin jetëgjatësinë e baterisë së pajisjeve të tyre për rreth një orë më shumë.

Ky mod është krijuar për ruajtjen e energjisë së baterisë, i cili përdorë disa sensor të iPhone për të ruajtur energjinë e baterisë.

A jeni ende të interesuar për të testuar këtë version të iOS 9? Klikoni këtu për t’u regjistruar në programin testues të Apple dhe për të shkarkuar iOS 9.