iOS 8.4 beta përmirëson aplikacionin për muzikë

Aplikacioni i Apple për muzikë është duke u përmirësuar me sistemin iOS 8.4 beta, me qëllimin që ky aplikacion të bëhet më i lehtë për t’u përdorur.

Auto & Tek

15/04/2015 15:13

Aplikacioni është bërë i gatshëm tashmë për zhvilluesit përmes programit iOS beta.

9to5Mac ka postuar disa pamje të këtij përmirësimi dhe një video, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

img_0656

Apple duket se e ka ndryshuar pamjen e aplikacionit për muzikë në iOS 8.4, duke filluar nga butonët e deri tek pamja e plotë në ekran, transmeton Lajmi.net.

Butonët e vjetër për radio dhe playlist janë ende aty, por Apple ka ndryshuar butonët Artists, Songs  dhe More dhe i ka futur në një seksion të vetëm të My Music.

Seksioni i ri shfaqë gjithashtu këngët e shtuara së fundmi, përcjellur nga një listë alfabetike të cilët përdoruesit mund ta ndajnë nga artistët, albumi, kënga, zhanri dhe më shumë.