Interi shkëlqen edhe përballë Pescaras, javën tjetër e pret Juventusi (VIDEO)

Interi ka regjistruar edhe fitoren e shtatë radhazi në Serie A.

Sport

28/01/2017 22:39

Zikaltërit pa shumë mund kanë mposhtur 3:0 Pescaran, në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A, shkruan lajmi.net.

Epërsinë e parë Interit ia dhuroi mbrojtësi D’Ambrosio, në minutën e 23-të, ndërsa mesfushori Joao Mario dyfishoi epërsinë në minutën e 43-të.

Interi ishte superior edhe në pjesën e dytë, në të cilën shënoi vetëm një gol, nëpërmjet Eder, që në minutën e 73-të realizoi për 3:0.

Interi pas kësaj fitore renditet në vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme e zhvillon derbin e madh me Juventusin, në ‘Juventus Stadium’.


Eder Goal HD – Inter 3-0 Pescara 28.01.2017 HD by arcturusmedia33


João Mário Goal HD – Inter 2-0 Pescara 28-01… by LiveFootball28


///////// by LiveFootball28

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6