Interi gati të heq dorë nga Icardi, ia cakton edhe çmimin

Zhvillime interesante priten të ndodhin brenda skuadër së Interit në afatin kalimtar veror.

Sport

16/05/2017 19:36

Drejtuesit e klubit, duke qenë thellë të pakënaqur me situatën te Interi, janë duke u përgatitur për një revolucion veror.

E këto ndryshime, nuk e bëjnë të paprekshëm asnjë lojtar.

Madje, ata janë të gatshëm të heqin dorë edhe nga kapiteni i tyre, Mauro Icardi, shkruajnë mediet në Itali, përcjell lajmi.net.

Sipas këtyre medieve, Inter do të merrte në konsideratë ndonjë ofertë për sulmuesin argjentinas, nëse ajo është mbi 40 milionë euro.

Icardi ka kaluar një sezon për t’u vlerësuar te Interi këtë edicion, dhe kjo mund të bëjë që shumë skuadra të kenë interesim për të, që vjen nga shkolla e Barcelonës./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S