Interi dhe Zeniti luajnë baras 3:3

Interi dhe Zeniti i Petersburgut kanë luajtur barazim 3:3 në ndeshjen miqësore përgatitore për sezonin e ri.

Sport

21/07/2018 22:03

Përballja mes Interit dhe Zenitit e zhvilluar në Pisa, ka dhuruar shfaqje interesante për publikun, me gjashtë gola të shënuara.

Candreva, Icardi dhe Martinez shënuan për Interin.

Në anën tjetër, për Zenitin realizator ishin Noboa, Mak dhe Hernani./Lajmi.net/