Interi bën mrekullinë, përmbysë Lazion dhe siguron Ligën e Kampionëve

Interi është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve.

Sport

20/05/2018 22:39

Skuadra e Spallettit e ka fituar ndeshjen vendimtare ndaj Lazios me rezultat 2:3 në udhëtim, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Lazio e nisi mirë këtë takim Perisic në minutën e 9’ realizoi autogol.

D’Ambrosio në minutën e 29’ barazoi në 1:1, ndërsa në fund të pjesës së parë, Lazio riktheu epërsinë kur shënoi Anderson.

Pjesë e dytë solli emocione të mëdha për tifozët e Interit, ku skuadra e tyre përmbysi rezultatin në 2:3.

Icardi fillimisht në minutën e 78’ barazoi në 2:2 nga penalltia, ndërsa Vecino në minutën e 81’, realizoi për 2:3.

Me këtë fitore, Interi shkon në Ligën e Kampionëve nga pozita e katërt, ndërsa Lazio në Ligën e Evropës, nga pozita e pestë./Lajmi.net/