Interesante: Këto janë transferimet e vetme me para në Kosovë (FOTO)

Transferimi i Bujar Shabanit nga Feronikeli tek Drita ka bërë bujë në gjithë vendin edhe për faktin se ‘operacioni’ kapi vlerën e 5,000 eurove.

Sport

12/07/2017 23:39

Ky nuk është rasti i parë që skuadrat paguajnë për transferimin e futbollistëve të cilët ndodhen me kontrata paraprake, shkruan Gazetasheshi.com.

Zakonisht futbollistët kalojnë nga skuadra në skuadrën tjetër si transfere të lira dhe marrin para të majme për kontrat e nënshkruara.

Ndërkohë, Gazetasheshi.com sjell disa nga transferimet me para në futbollin kosovar:

Mark Milicaj nga Istogu te Besa

Image result for Mark Milicaj Besa

Milicaj vendosi të ndërroj ambient në afatin kalimtar të janarit në vitin 2014. Sulmuesi i krahut vendosi të kaloj tek Besa, duke e bërë edhe prezantimin spektakolar para mediave, por kishte harruar që kishte kontratë me ekipin e Istogut.

Në këtë mënyrë pejanët u detyruan të paguajnë 5,000 euro “troftave” për të siguruar shërbimet e sulmuesit të rrezikshëm.

Blerand Kurtishaj nga Trepça ’89 tek Feronikeli

Image result for blerand kurtishaj feronikeliTransferimi i Blerand Kurtishajt nga Trepça ’89 tek Feronikeli është më i shtrenjti në historinë e futbollit kosovar.

Kampionët e atëhershëm u detyruan të paguajnë 10,000 euro “minatorëve” për të siguruar shërbimet e top golashënuesit kosovar, publikon për herë të parë këtë informacion Gazetasheshi.com.

Ylber Ramadani nga Drita tek Partizani

Fotografia e Ylber RamadaniKalimin e Ylber Ramadanit tek Partizani i Tiranës nuk e la falë Drita. Ekipi gjilanas kërkoi katër mijë euro për ti dhënë leje talentit ferizajas që të kalojë në kampionatin shqiptar.

Pas shumë negociatave “demat” u detyruan të paguajnë çmimin e kërkuar nga bardh e kaltërit.

Bujar Shabani nga Feronikeli tek Drita

Fotografia e Drita FCKalimi i Bujar Shabanit nga Feronikeli tek Drita është rasti i fundit i kësaj natyre. Bardh e kaltërit paguan shifrën e 5,000 eurove në drejtim të ish-kampionëve të vendit për të siguruar shërbimet e mesfushorit ferizajas, i cili kishte kontratë me Feronikelin edhe për gjashtë muaj.