Inter me super përforcim nga Atletico Madrid

"Corriere dello Sport" raporton se "Nerazzurrët" do ta blejnë mbrojtësin uruguaian nga Atletico Madrid.

Merkato

17/11/2017 09:03

Inter ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e Jose Maria Gimenez.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se “Nerazzurrët” do ta blejnë mbrojtësin uruguaian nga Atletico Madrid.

“Objektivi numër një është ai, dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe ekziston një klausolë që ia mundëson transferimin në Inter”, shkruan gazeta sportive italiane, përcjell “lajmi.net”.

Gimenez është kërkesë e trajnerit Luciano Spalletti për ta kompletuar mbrojtjen e Interit. /Lajmi.net/