Inter dështon ta gjejë fitoren në përballjen kundër Sassuolos

Inter ka zhgënjyer duke mos arritur më shumë se një barazim në xhiron e 20-të të Serie A.

Sport

19/01/2019 22:25

Skuadra nga Milano luajtu baras (0:0) në ndeshjen kundër Sassuolos, në shtëpinë e vet, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë tregoi nga një rast të mirë shënimi për të dy skuadrat, por asnjëra nuk arriti ta zhbllokojë rezultatin.

Për skuadrën e Inter, ishte Mauro Icardi ai i cili lëshoi një goditje të rrezikshme me kokë, por topi shkoi pak mbi portën e Sassuolos.

Në anën tjetër, mysafirët rrezikuan me anë të Berrardit, i cili goditi me të majtën, por ishte i pasaktë.

Ky barazim sigurisht se nuk i konvenoi Interit, pasi tani i jep mundësinë skuadrës së Napolit që të shkëputet me shtatë pikë, në rast se ata shënojnë fitore në këtë xhiro. /Lajmi.net/