Intel së shpejti me një gjeneratë të re të procesorëve

Edhe pse aktualisht të gjithë vëmendjen në fushën e procesorëve e ka marrë kompania AMD, por as Intel nuk është duke qëndruar duarkryq.

Auto & Tek

15/05/2017 23:23

Kompania e njohur Intel është duke përgatitur edhe një familje HEDT të procesorëve, ndërsa rrugës është edhe gjenerata e re e procesorëve, seria Core i9, transmeton Koha.net.

Aktualisht, në dispozicion janë procesorët Core i3, i5 dhe i7, dhe së shpejti këtyre do t’iu bashkëngjitet edhe familja premium Core i9.

Këtë seri të re të procesorëve do ta kryesojë modeli Core i9-7920Xm, i cili pritet të lansohet në gusht të këtij viti. Po ashtu, ky procesor pritet të vijë me 12 bërthama (12C ose 24T – Threads).

Gjithashtu, Intel do të sjellë edhe modele tjera të procesorëve, duke përfshirë modelin Core i9-7900 dhe i9-7800.

Këta procesorët e rinj, po ashtu, do të vijnë me teknologjinë e quajtur Turbo Clock 3.0, teknologji e cila i mundëson procesorëve të arrijnë shpejtësinë më të madhe.