Instagram me disa veçori të reja në aplikacion

Instagram njoftoi se i ka bërë disa përditësime të hënën, duke përshirë mënyra të reja për të redaktuar, kërkuar dhe eksploruar.

Auto & Tek

11/11/2014 12:25

Njoftimi i mëposhtëm ishte lëshuar në blogun e Instagram, ku thoshte:
“Sot, ne jemi shumë të kënaqur për të njoftuar një pako të re të përditësimeve dhe përmirësimeve në aplikacion, të dizajnuar për t’i ndihmuar përdoruesit që të zbulojnë më shumë dhe më lehtë në Instagram”, transmeton Lajmi.net.

Në këtë përditësim, ne jemi duke vazhduar përmirësimin e faqes Explore në Instagram, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë për të gjetur njerëz të cilët dëshironi t’i përcjellni. Me këtë mendje, ju do të shihni se ikona ‘Explore’ në fund të ekranit tuaj është ndryshuar në një xham zmadhues, vazhdonte shkrimi.

Kur ju e hapni Explore, ju do t’i shihni dy kategori: Fotografi dhe Njerëz. Kategoria e fotografive nuk është ndryshuar. Ai përmban të njëjtin veçori për rrëshqitjen e fotografive dhe videove që tashmë e dini.

Kategoria e re ‘People’ thekson llogari interesante për ju që t’i zbuloni. Ju gjithashtu do të gjeni edhe një opsion të ri ‘Edit’ në menynë nën imazhin tuaj. Prekeni atë për ta redaktuar titullin e fotografisë.