Iniesta tregon se si Real Madridi tentoi ta transferonte

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, ka pohuar se ai ishte subjekt i interesimit për tu transferuar nga rivali i urryer, Real Madrid.

Sport

28/05/2018 20:02

Mesfushori i Spanjës, Iniesta do të fillojë një kapitull të ri të karrierës së tij pas përfundimit të Kupës së Botës në Rusi pas nënshkrimit me ekipin japonez Vissel Kobe.

Ai fitoi nëntë tituj të La Ligas dhe katër Liga të Kampionëve në mesin e një numri të madh trofesh pas përparimit të tij përmes akademisë së Barcelonës.

Loja e tij prej një gjeniu dhe garanci në mesfushë kanë bërë që Iniesta të bëhet subjekt i një transferimi nga Real Madridi, por që ky nuk ka menduar asnjëherë largimin nga Barcelona.

“Ka pasur momente kur Real Madridi sillej rreth meje për të nënshkruar me mua”, ka thënë fillimisht Iniesta në një intervistë të gjerë për El Hormiguero, transmeton telegrafi.

“Nuk ka pasur negociata përtej faktit që [Madridi] dëshironte që unë të isha atje”.

“Unë kam qenë gjithmonë i qartë se dëshiroja të arrija vetëm me Barcelonën”.

“Fillimet nuk ishin të lehta, por flitej për të shkuar diku tjetër, por gjithmonë preferoja të luaja 10 minuta këtu sesa më shumë në një ekip tjetër”, përfundoi ylli spanjoll.