Iniesta pa gola dhe asiste në La Liga

Mesfushori i Barcelonës, nuk ka shënuar asnjë gol dhe ende nuk ka bërë asnjë asistim në La Ligë gjatë këtij sezoni.

Sport

02/03/2015 16:53

Ky sezon i La Ligas është me të vërtetë katastrofal për njëri nga mesfushorët më të mirë të futbullit gjatë dekadës së fundit.

Ai ende nuk ka shënuar gol dhe nuk ka asistuar asnjëherë edhe pse ka luajtur në 24 ndeshje gjatë këtij sezoni në La Ligë. Shifrat e golave dhe asistimeve të tij në 2014-15 janë 0.

Përndryshe, Iniesta ka arritur të shënojë 3 gola dhe ka bërë 5 asistime në ndeshjet e Copa del Rey dhe Ligës së Kampionëve gjatë këtij sezoni.