Iniesta flet për duartrokitjet e tifozëve të Juventusit

Juventus dhe Barcelona barazuan pa gola në Torino në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/11/2017 14:52

Ndryshe nga ajo që është pritur, ndeshja nuk dhuroi emocione me shumë pak raste shënimi, me Lionel Messin që u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë.

Nëse ka një moment për ta veçuar, është ai i zëvendësit të Andres Iniestas në minutën e 82’.

Mesfushori spanjoll, i dha shiritin Lionel Messit për t’u zëvendësuar nga Jordi Alba, dhe derisa po lëshonte fushën, 41 mijë e 500 tifozë që gjendeshin në tribuna, u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën një legjendë të këtij sporti, një profesionist të madh, siç është Iniesta.

“Është diçka e mrekullueshme kur dikush ta bën këtë respekt, sidomos jashtë vendit. Jam shumë krenar për veten time, si futbollist e po ashtu edhe si personalitet”, ka deklaruar Iniesta, kur është pyetur për respektin që i bënë në stadiumin e Juventusit.

Iniesta është njëri nga të vetmit futbollist që duartrokitët në të gjitha stadiumet, pavarësisht rivalitetit. Sa për ta kujtuar, ai është duartrokitur edhe nga tifozët e Espanyolit në stadiumin e tyre./Lajmi.net/