Incident i pazakonshëm: Adoleshenti hapi derën e sigurisë së aeroplanit dhe u hodh në pistë (Foto)

Një adoleshent nga Amerika ka habitur personelin e aeroportit në San Francisko, kur ai hapi derën e e sigurisë në aeroplan pas uljes dhe kërceu mbi pistë.

Fun

02/08/2017 12:02

Një zëdhënës i aeroportit ka thënë se 17-vjeçari pas incidentit, u arrestua dhe u dërgua në stacionin e policisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

E gjitha ndodhi derisa aeroplani ishte duke pritur në pistë për të hapur daljet e aeroportit, adoleshenti vrapoi drejtë nëpërmjet stafit, hapi derën e sigurisë dhe u hodh në afsalt.

Sipas stjuardesës, ai dukej sikur ai ishte nën stres emocional, por motivet e tij nuk janë të njohura ende.

Zyrtarët e policisë ndërkaq kanë konfirmuar se i riu është një qytetar amerikan, i cili nuk ka marrë ndonjë lëndim gjatë incidentit.