Ilaria D’Amico: Ky është ekipi me të cilin Buffon nuk dëshiron të takohet në Ligën e Kampionëve

Ilaria D'Amico ka bërë të ditur se Gianluigi Buffon nuk dëshiron të takohet me "Bianconerët".

Sport

25/07/2018 11:21

Gianluigi Buffon nuk dëshiron të takohet me ish skuadrën e tij, Juventus, në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Portieri legjendar u largua nga Torino duke nënshkrua me Paris Saint-Germain.

Por, gruaja e tij, Ilaria D’Amico ka bërë të ditur se Buffon nuk dëshiron të takohet me “Bianconerët” në garën elite evropiane për klube, përcjell “lajmi.net”.

“Buffon e dashuron Juventusin, shpreson të mos takohet me ta në Ligën e Kampionëve”, u shpreh D’Amico. /Lajmi.net/