Icardi tek Juve? Presidenti i Inter hedh poshtë të gjitha mundësitë

Presidenti i Inter, Steven Zhang ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë që Icardi të kalojë tek Juventus.

Sport

18/02/2019 21:32

Sot kanë qarkulluar disa zëra se sulmuesi argjentinas i Inter mund të kalojë tek rivalët e Serie A, Juventus.

Lojtari ka ngecur në bisedimet me skuadrën e tij dhe nuk është paraqitur në dy ndeshjet e fundit me ta.

Por, presidenti i Inter, Zhang, ka thënë se nuk ekziston ndonjë mundësi që Icardi të kalojë tek kampionët e Serie A.

“Në futboll kurrë s’mund të thuash kurrë në biznesin me Juventus. Por, në këtë rast specifik, nuk ka ndonjë shans që Icardi të shkojë tek Juve” ka thënë Zhang, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi folur shumë javën e kaluar. Ne po negociojmë për rinovimin e kontratës” ka thënë tutje presidenti.

Edhe menaxherja dhe gruaja e Icardi, Wanda Nara ka bërë të ditur se dëshira e tyre është të qëndrojnë tek Inter. /Lajmi.net/