Icardi gëzon tifozët e Interit

Mauro Icardi i ka premtuar besnikëri Interit.

Sport

01/12/2018 11:15

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, i ka premtuar besnikëri Interit, duke thënë se ndjehet i lumtur në fanellën zikaltër.

Icardi, që në vitin 2013 i është bashkuar Interit, ka arritur që në 168 paraqitje të shënoi 100 gola, për të marrë epitetin e liderit te skuadra nga ‘San Siro’, e duke kontribuar në rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve.

“Unë kam bërë gjithmonë të qarta qëllimet e mia. I pari ka qenë që të luajmë në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën e kemi arritur, dhe tani dua të fitoj me këtë fanellë”, ka deklaruar Icardi, përcjell ‘lajmi.net’.

Icardi ka folur edhe për interesimin e Juventusit dhe Real Madridit, por ka thënë se mbetet i fokusuar te Inter./Lajmi.net/