Icardi gëzon të gjithë tifozët e Interit

Luciano Spalletti pret që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj fundjave.

Sport

07/02/2018 15:24

Mauro Icardi mungoi në barazimin e Interit kundër Crotones javën e kaluar për shkak të një lëndimi.

Sipas Premium Sport, ai përsëri u stërvit i vetëm sot, por trajneri Luciano Spalletti pret që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj fundjave.

Lëndimi i tij nuk është aq serioz, prandaj ai pritet të stërvitë me grupin nesër dhe ta nisë nga fillimi ndeshjen ndaj Bolognas.