Ibrahimovic nesër nis stërvitjet te gjiganti evropian

.

Sport

14/08/2017 22:51

Zlatan Ibrahimovic gjatë 24 orëve të ardhshme pritet të rikthehet në qendrën stërvitore te Manchester Unitedit.

Suedezi do të rikthehet në ‘Carrington’ për fazën finale të rikuperimit të tij, e për të filluar me stërvitje të lehta te skuadra angleze.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘The Sun’, që njofton se nuk përjashtohet mundësia e nënshkrimit të një kontrate të re mes tij dhe Manchester United.

Ibra është duke u shëruar nga një lëndim i rëndë i pësuar në prill të këtij viti gjatë ndeshjes Manchester United – Anderlecht, ndërsa në muajin tetor pritet të kthehet në fushën e gjelbër.

35 vjeçari në sezonin e parë në Premierligë, në 28 paraqitje ka shënuar 17 gola./Lajmi.net/