Ibrahimovic: Më rrethuan 11 bebe

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka kritikuar futbollistët e Chelseas, për mënyrën se si reaguan duke kërkuar përjashtimin e tij.

Sport

12/03/2015 08:57

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka kritikuar futbollistët e Chelseas për reagimin e tyre në rastin e ndëshkimit të tij me karton të kuq, në duelin e së mërkurës në Ligën e Kampionëve.

Ylli suedez u përjashtua pas 31 minutash lojë, pas një përplasje me mesfushorin e Blues, Oscar, derisa të tjerët si John Terry, Nemanja Matic e Gary Cahill e rrethuan gjyqtarin Bjorn Kuipers duke e kërkuar përjashtimin.

“Kur e pash kartonin e kuq i thash vetes: ‘Ky njeri nuk e di se çfarë bën’ ose ndoshta pa diçka tjetër”, u shpreh Ibrahimovic.

“Më e keqja është kur  shoh futbollistët e Chelseas që vijnë përreth. Jam ndjerë sikur u rrethova nga 11 bebe. Jam tërhequr sepse e pash se po vinte”, theksoi ai.