Ibrahimovic – Man Utd, lajm i madh nga Pogba

Paul Pogba ka befasuar me fjalët për Zlatan Ibrahimovicin.

Sport

26/07/2017 09:58

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë lider i Manchester Unitedit, pavarësisht se nuk i është vazhduar kontrata.

Sipas mesfushorit Paul Pogba, edhe nga jashtë skuadrës Ibrahimovic është ende lider.

“Faktikisht Zlatan është një lider, gjithnjë një lider i madh dhe ai ka vazhduar të jetë lider edhe pse nuk është në skuadër. Edhe pse nuk po luan, ai është lider nga jashtë fushës”, tha Pogba gjatë konferencës për media.

Lajmet nga Anglia thonë se pasi të shërohet plotësisht, Unitedi është duke menduar t’i ofrojë kontratë të re Ibrahimovicit deri në fund të sezonit.