Ibrahimovic: Unë kam marrë një vendim!

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Sport

26/05/2016 13:59

Zlatan Ibrahimovic ka bërë të ditur se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Por, ai ka refuzuar t’i komentojë spekulimet rreth transferimit në Manchester United.

Sulmuesi është futbollist i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain.

Dhe, ai thuhet se është shumë pranë transferimit në Old Trafford ku ish trajneri i tij nga Inter, Jose Mourinho, pritet të emërohet në postin e menaxherit.

Por, Ibrahimovic ka sqaruar se i pëlqejnë spekulimet dhe bëri të ditur se ka zgjuar interesim nga klube të shteteve të ndryshme.

“Unë kam marrë një vendim. Por, nuk është me rëndësi që ta realizoj para Evropianit. Kënaqem duke lexuar ato që shkruani, është argëtuese”, deklaroi Ibrahimovic gjatë një konference për media, përcjell “Lajmi.net”.

“Ekziston interesim nga çdo shtet. Angli, Itali, edhe disa të tjera shumë konkrete. Kam oferta konkrete, shume alternativa”, u shpreh ai.