Ibrahimovic i gëzon tifozët e Milanit (FOTO)

Zlatan Ibrahimovic është në takim me pronarin e Paris Saint-Germain, Al-Khelaifi të cilit do t’i kërkojë të lirohet nga viti i fundit i kontratës për t’u transferuar në Milan.

Sport

16/06/2015 15:07

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic është në takim me pronarin e klubit, sheikun Al-Khelaifi.

Takimi i tyre është duke u zhvilluar në Doha, e suedezi do të kërkojë prej tij që të lirohet nga viti i fundit i kontratës në mënyrë që të transferohet në Milan, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Por, nuk përjashtohet mundësia as që kampioni i Ligue 1 të tentojë të mbajë sulmuesin duke i ofruar kontratë të re.

Milan i ka premtuar marrëveshje dyvjeçare me vlerë prej 9 milionë euro në stinor, ose trevjeçare me rreth 6 milionë euro.