Ibra pajtohet me Gallianin

Zlatan Ibrahimovic është pajtuar me Adriano Gallianin. Ish sulmuesi i Milanit u largua nga San Siro në verën e vitit të kaluar duke iu bashkuar gjigantit francez, Paris Saint-Germain. Ylli suedez ishte i hidhëruar me Gallianin i cili i kishte premtuar se do ta mbajë në klub, para se në fund të pranojë ofertën e…

Sport

02/12/2013 11:49

Zlatan Ibrahimovic është pajtuar me Adriano Gallianin. Ish sulmuesi i Milanit u largua nga San Siro në verën e vitit të kaluar duke iu bashkuar gjigantit francez, Paris Saint-Germain.

Ylli suedez ishte i hidhëruar me Gallianin i cili i kishte premtuar se do ta mbajë në klub, para se në fund të pranojë ofertën e PSG’së.

Mirëpo, çifti duket se më në fund – pas një viti e gjysmë – ka sqaruar mosmarrëveshjet.

Krejt kjo pas situatës së vështirë në të cilën gjendet Galliani i cili fillimisht paralajmëroi se do të largohet nga Milani, e më pas duket se arriti marrëveshje për vazhdimin e detyrës.

“Në mesin e shumë telefonatave që kam marrë këto ditë ishte një nga Zlatan. Ai ka shprehur keqardhjen e tij për situatën time, dhe më tha se ma do të mirën. Ishte një telefonatë që më bëri të ndihem mirë”, deklaroi Galliani, i cili nuk ka biseduar me Ibran prej largimit të suedezit nga San Siro.