Ibra: Ky është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur (FOTO)

.

Sport

18/08/2017 18:07

Zlatan Ibrahimovic ka qenë pjesë e shumë skuadrave të mëdha në Evropë.

Të qenit pjesë e shumë skuadrave të mëdha, të jep mundësinë të luash me yjet më të mëdha të futbollit.

Suedezi që ka veshur fanellat e Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit PSG e Manchester United, ka luajtur me lojtarë të dëshmuar, por pa e pasur aspak të lehtë, ka zgjedhur më të mirin, lojën e të cilit nuk mundet ta harrojë.

35 vjeçari ka vlerësuar lartë Adrianon, me të cilin ka luajtur te Interi në vitin 2006.

“Kam luajtur me lojtarë të mëdhenj, me lojtarët që tashmë ishin ‘wow’, kam luajtur edhe me lojtarë shumë të talentuar, por unë do të zgjedh Adrianon te Interi”, ka deklaruar Ibrahimovic.

“Gjëja e parë që i kam kërkuar presidentit të Interit ishte ta mbante Adrianon, sepse doja të luaja me të, ai ishte i pandalshëm”, ka shtuar Ibra./Lajmi.net/