‘Ibra ka thënë se Interi nuk do të fitojë asgjë’

Ish-presidenti i Interit, Massimo Morattin ka sulmuar sulmuesin, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka thënë se Nerazzurët nuk do të fitonin asgjë pa shërbimet e tij.

Sport

03/12/2014 16:27

Moratti ka zbuluar se Ibra kishte thënë se Interi nuk do të fitonte asgjë pa të. Sidoqoftë, ndodhi krejtësisht e kundërta, pasi Nerazzurët fituan tripletën një vit pas largimit të Ibras te Barcelona.

“Pas stërvitjeve të fundit të bëra me skuadrën, ai u përgatit të shkonte në aeroplan drejt Barcelonës”.

“Më pa, ai tha: Ka qenë një gjë e mirë që kam luajtur me Interin, mirëpo ju nuk do të fitoni asgjë pa mua”.

“Sidoqoftë, ishte kënaqësi ta kem atë në skuadër. Me Ibran, ne kemi fituar tre herë radhazi Scudetton”, përfundoi Moratti.