I’a gërvisht makinën, ja letra interesante që i la shoferit

Kur jeni në veturë dhe doni të parkoni, kujdes me mënyren si dhe me vendin ku e bëni, sepse mund t'ju ndodhë një gjë e tillë.

Fun

12/05/2016 03:41

Sigurisht, nuk do të qeshni nëse ju gërvishet vetura por një shofer amerikan ka qeshur dhe arsyeja ishte letra që gjeti në xhamin e vetures, shkruan lajmi.net

“Kam gërvishtur makinën tuaj. Po lë këtë shënim pasi dikush më pa. Ende po më shikojnë. Jam mirë”, thuhej në letër.

Dhe shoferi i makinës ka qeshur e pastaj e ka postuar fotografinë e letrës në ‘Twitter’ dhe foto të automjetit./lajmi.net

nyfGxGKl