I veçanti Ibrahimovic, nuk e dëgjon gjyqtarin (Video)
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka shfaqur egon e tij duke injoruar thirrjen e gjyqtarit për t’ju afruar atij. E në fund, ishte gjyqtari ai që erdhi tek ylli suedez.
Sport
Zlatan Ibrahimovic është i veçantë me mënyrën e tij të lojës, por shpeshherë edhe me sjelljet në fushë.
Derisa më herët gjatë këtij muaji u kthye për t’ia lexuar emrin në shpinë një kundërshtari duke mos e ditur se për kë bëhet fjalë, kësaj radhe e pati me një gjyqtar.
Gjatë ndeshjes kundër Rennesit në Ligue 1 të premten, Ibrahimovic injoroi thirrjen e gjyqtarit për t’iu afruar.
E në fund, ishte gjyqtari ai që erdhi tek ylli suedez.