I theu hundën këngëtarit të njohur, Arda Turan në telashe

Arda Turan në telashe serioze. Ish-futbollisti i Atleticos së Madridit dhe Barcelonës, aktualisht pjesë e Instambul Basaksehir, në Ligën e Parë të Turqisë, ka përfunduar në titujt e parë të gazetave. Në fakt, jo për lojën e tij, por për “bëmat” jashtë fushës.

Sport

11/10/2018 12:26

Sipas mediave turke, Turan ka qenë duke u argëtuar në një klub nate, kur është bërë pjesë e një zënke. Referuar informacioneve të publikuara, lojtari ka ngacmuar bashkëshorten e Berkay, një këngëtar shumë i njohur në Turqi. Këngëtari e ka parë këtë skenë dhe ka kërkuar të sqarohet jashtë me futbollistin. Ky i fundit, në nerva e sipër, e ka goditur në fytyrë Berkay, i cili është dërguar menjëherë në spital për t’i nënshtruar një operacioni në hundë.

Arda Turan, pas ngjarjes mësohet të ketë shkuar me armë në spital për t’i kërkuar falje Berkay dhe bashkëshortes së tij, Ozlem Ada. “Nuk e dija që ishe gruaja e tij, më vrit, më vjen shumë keq”, mësohet të ketë thënë futbollisti, transmeton SS.

31-vjeçari ka reaguar në profilin e tij në Instagram, për të sqaruar ngjarjen, ku dhe ka mohuar një pjesë të fakteve. Ai tregon se nuk ka shkuar në spital me armë, dhe pranon se ka pasur një konflikt me Berkay, por thekson se motivi nuk ka qenë bashkëshortja e këngëtarit. Turan është i martuar dhe bashkëshortja e tij është në muajn e tetë të shtatzanisë. shtatzënë.