I refuzon takimin e dytë, kërkon t’i kompensohet darka dhe dhurata (Foto)

Lucy Brown nga Londra, që kishte dalë në darkë me një burrë të paemëruar, por e ka refuzuar në takimin e dytë, i është kërkuar t’i kompensohet darka që e hëngrën së bashku dhe dhurata që i bëri.

Fun

14/02/2017 15:29

Gruaja 38-vjeçare e cila ka mbetur beqare, pasi lidhja prej tre vitesh i përfundoi në fund të vitit, e kishte gjetur këtë njeri përmes rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

Brown me orën që iu bë dhuratë

Mirëpo, të nesërmen ajo ia ka kthyer një mesazh, ku i ka thënë se nuk është e interesuar që të vazhdojë romancën, duke refuzuar të dalë sërish me të.

Me këtë rast, ai ia ka dërguar një porosi ku i kërkon t’ia kompensojë darkën që kushtoi afro 60 euro, si dhe një orë dore që ia bëri dhuratë që kushton 20 euro.

“Mos ma kthe dhuratën sepse nuk mund ta shoh, më zgjon ndjenja. Të gjitha paratë mi dërgo në xhirollogarinë bankare”, është kërkesa lidhur me rastin.