I jepet lamtumira e fundit gjyshit të Arbër Zenelit

Arbër Zeneli mori një lajm të hidhur pas fitores së Kosovës ndaj Azerbajxhanit.

Sport

21/11/2018 13:05

Mesfushori i Kosovës, Arbër Zeneli nuk ishte njoftuar nga familjarët se gjyshi i tij kishte ndërruar jetë në ora 15:00, pasi në 20:45 ishte ndeshja ndaj Azerbajxhanit,

Arbër Zeneli arriti të realizoj het-trik, mirëpo që pas ndeshjes është njoftuar se gjyshi i tij ka ndërruar jetë, shkruan“lajmi.net”.

Në ceremoninë e varrimit janë parë të pranishëm familjarë e miq të shumtë, por jo dhe vet futbollisti Arbër Zeneli, kjo për shkak të angazhimeve të tij pranë ekipit të futbollit.

Edhe pse Arbëri mungoi në ceremoninë e varrimit, ‘Dardanët’, kanë shkuar për ngushëllime te familjarët. /Lajmi.net/