I huazuari nga Liverpool që po shkëlqen në Championship dhe po fiton një vend në ‘Anfield’

Liverpool duket se po sheh më të mirën nga 21 vjeçari që kanë dërguar në huazim, tek Derby, në Championship.

Sport

15/02/2019 14:49

Harry Wilson kishte shënuar një gol spektakolar kundër Manchester United në kuadër të Kupës Carabao, dhe gjithashtu ka fituar për pesë herë radhazi golin më të bukur.

Organizatori uellsian u largua nga ‘Anfield’ gjatë verës së 2018-ës, në një marrëveshje që e mbanë atë tek Derby për një sezon.

“Fokusi im kryesor është të futemi në Premierligë me Derbyn. Por, synimi i Mason është të luaj me Chelsea kurse synimi im me Liverpool. Jam ndjerë gjithmonë si lojtar i Liverpool” ka thënë Wilson për “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

“Gjithçka po ecën në rrugën e duhur” ka thënë tutje ai, me shumë optimizëm për të ardhmen.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojtarin dhe ka mbajtur kontaktet me të. Ai është befasuar me paraqitjen e Wilson, sidomos ndaj Man Utd. /Lajmi.net/