I grabisin bankomatët për vetëm 60 sekonda, duke i lënë të gjithë të habitur

Një grabitje si nëpër filma.

Fun

09/10/2018 10:29

Një grabitje e 3 bankomatëve ka ndodhur me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke i lënë të gjithë të habitur, përcjell lajmi.net.

6 persona të maskuar kanë arritur të grabisin 3 bankomatë, por ajo që ka habitur të gjithë është shpejtësia me të cilën ata i thejnë dhe marrin paratë.

Menjëherë pas aksionit të tyre, aty shfaqen persona të tjerë, të cilët nuk e kuptuan se çfarë ndodhi, por panë vetëm pjesët e thyera të shpërndara nëpër dysheme.

Kjo grabitje nuk dihet se ku ka ndodhur. Për më shumë shikojeni videon. /Lajmi.net/