Huqja e madhe e Dzekos

Edin Dzeko ka kaluar disa muaj duke shprehur hidhërimin e tij që nuk është më titullar në Manchester City, duke kërkuar që të merret më seriozisht. Mirëpo, bazuar në paraqitjen e tij kundër Stoke Cityt, menaxheri Manuel Pellegrini tregoi se ka të drejtë që preferon dikë tjetër si titullarë në repartin sulmues, para reprezentuesit boshnjak.…

Sport

22/02/2014 18:24

Edin Dzeko ka kaluar disa muaj duke shprehur hidhërimin e tij që nuk është më titullar në Manchester City, duke kërkuar që të merret më seriozisht.

Mirëpo, bazuar në paraqitjen e tij kundër Stoke Cityt, menaxheri Manuel Pellegrini tregoi se ka të drejtë që preferon dikë tjetër si titullarë në repartin sulmues, para reprezentuesit boshnjak.

Në një prej huqjeve më të mëdha në histori të Premierligës, Dzeko nuk arriti ta dërgonte topin në portën e zbraztë, në një mundësi jashtëzakonisht të thjeshtë.

Derisa dukej se ai pa problem do ta dërgonte topin në portën e Asmir Begovic, Dzeko ndoshta në mendje e kishte mënyrën e festimit të golit. 27-vjeçari u ngatërrua duke i dhënë mundësi portierit që ta rrëmbejë topin.

Ndërsa, Dzeko u kaplua nga turpi. Më shumë fat herën tjetër.