Huntelaar: Dua të luajmë kundër Barcelonës

Sulmuesi i Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar dëshiron të takohet me Barcelonën në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/12/2014 15:55

Sulmuesi i Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar nuk ka frikë nga Barcelona dhe dëshiron të takohet me gjigantin katalan në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Schalke mund të ndeshet me Barcelonën në rrethin tjetër, por Huntelaar nuk ka frikë.

“Do të ishte mirë të luajmë kundër Barcelonës. Së paku është më nxehtë se sa në Slloveni”, deklaroi sulmuesi holandez për televizionin “Sky”.

“Ne sulmojme më shumë futbollistë dhe bëjmë punë të madhe në aspektin taktik. Po ashtu, mbrohemi shumë mirë. Luajmë si skuadër. Nuk i lejojmë kundërshtarëve shumë mundësi”, u shpreh ish sulmuesi i Real Madridit.