Hummels zbulon çfarë i tha Kroos pas ndeshjes Real Madrid – Bayern Munich

Toni Kroos i tha se ekipi bavarez e meritonte finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

02/05/2018 15:45

Mats Hummels ka zbuluar se pas ndeshjes Real Madrid – Bayern Munich, mesfushori i “Los Blancos”, Toni Kroos i tha se ekipi bavarez e meritonte finalen e Ligës së Kampionëve.

“E merituam. Toni më tha pas ndeshjes: ‘Ne s’e fituam sfidën. Duhet ta fajësoni vetëm veten pse nuk jeni në finale’. Fatkeqësisht, Toni ka të drejtë”, tha Hummels për gazetarë.

“Mendoj se këtë herë është edhe më zhgënjyese se [në 2017] sepse gjatë ndeshjes ishim shumë pranë ta eliminonim njëren prej ekipeve më të mira në botë, gjë që është e rrallë”, shtoi ai.

“Ama, Reali i fiton disi këto ndeshjes çdo herë këtë vit. Këto ndeshje janë gjëra për t’u mbajtur në mend në karrierën tënde. Por, sinqerisht, mendoj se do të na dhembë edhe pas 10 viteve”, shtoi ai.