Hummels bisedon me Barcelonën

Qendërmbrojtësi Mats Hummels ka marrë leje nga Borussia Dortmund të zhvillojë negociata me Barcelonën rreth transferimit të tij në Nou Camp, në fund të këtij sezoni, ka njoftuar e përditshmja gjermane Bild. 24-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri më 2017 mirëpo tashmë një kohë të gjatë spekulohet me largim nga klubi gjerman. Barcelona e kërkoi…

Sport

16/10/2013 09:52

Qendërmbrojtësi Mats Hummels ka marrë leje nga Borussia Dortmund të zhvillojë negociata me Barcelonën rreth transferimit të tij në Nou Camp, në fund të këtij sezoni, ka njoftuar e përditshmja gjermane Bild.

24-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri më 2017 mirëpo tashmë një kohë të gjatë spekulohet me largim nga klubi gjerman.

Barcelona e kërkoi reprezentuesin gjerman edhe gjatë afatit kalimtar të verës por nuk ishte në gjendje të paguajë 35 milionë eurot e caktuara sipas dëmshpërblimit në kontratën e Hummelsit me Dortmundin.

Megjithatë, klubi nga Bundesliga thuhet se i ka dhënë leje futbollistit të nis bisedimet me Barcelonën, pasi ka identifikuar pasardhësin e tij, Fabian Schar nga Basel.