Humbja e Interit ia siguron Ligën e Kampionëve skuadrës së Romës

Roma ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Sport

12/05/2018 23:39

Fitorja e Sassuolos në udhëtim te Interi me rezultat 1:2 i ka siguruar matematikisht kualifikimin Romës, që këtë edicion arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Tani ka mbetur të diskutohet vetëm vendi i katërt që do të shkojë nga Italia në garën elitare të Evropës.

Lazio, me fitore eventuale ndaj Crotones do ta siguronte vendin e katërt, në të kundërtën do t’i duhej të presë xhiron e fundit për t’i matur forcat me Interin në një përballje finale./Lajmi.net/