Humbin jetën dy vajza shqiptare gjatë një aksidenti në Itali
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur dje në Firenze-Piza-Livorno, Itali.

Lajme
Sipas mediave italiane mësohet se një makinë me tre shqiptarë është përplasur me një kamion.
Nga aksidenti kanë mbetur të vdekura dy motrat shqiptare, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave italiane, dy motrat po udhëtonin me babain e tyre 58-vjecar. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 58-vjecari është mjek, rezident në Firence.