Policia e Kumanovës bën të ditur se një gjashtëvjeçarë ka vdekur në një aksident që ka ndodhur në Kumanovë, përkatësisht në një ashensor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lajme
26/06/2016 15:54
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe policore dhe ato të ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se fëmija ka pasur lëndime në kokë.
Ekipi i SPB-së të Kumanovës dhe Prokuroria publike janë duke kryer hetimet për të vërtetuar shkaqet e këtij aksidenti.