Huawei prezanton telefonin e ri

Në fund të muajit shkurt do të mbahet në Barcelonë do të mbahet një prej evenimenteve më të rëndësishme të telefonave mobil, ‘Mobile World Congress’. Për këtë, prodhuesit e ndryshëm botërorë po nxitojnë t’i prezantojnë produktet e tyre të reja. Ndër të tjera, në këtë eveniment do të prezantohen edhe Galaxy S5 e Xperia Z2,…

Auto & Tek

02/02/2014 12:13

Në fund të muajit shkurt do të mbahet në Barcelonë do të mbahet një prej evenimenteve më të rëndësishme të telefonave mobil, ‘Mobile World Congress’.

Për këtë, prodhuesit e ndryshëm botërorë po nxitojnë t’i prezantojnë produktet e tyre të reja. Ndër të tjera, në këtë eveniment do të prezantohen edhe Galaxy S5 e Xperia Z2, por edge produkte tjera.

Sot, prodhuesi kinez Huawei e ka prezantuar telefonin Ascend Y530, një aparat mjaft ekonomik, me një dizajn interesant dhe të guximshëm, i cili i kombinon ngjyrat dhe së shpejti do të zbarkojë në Evropë për një shumë prej 149 euro.

Ky telefon e ka një ekran prej 4,5 inç, me një rezolucion 854 x 480 pikselë, dhe në pjesën e brendshmë është i pajisur me një procesor Qualcomm Snapdragon 200 me dy bërthama prej 1,2 GHz me 512MB RAM.

Pra, ky është një telefon për ata që kërkojnë diçka të thjeshtë me performancë të mjaftueshme. Kamera e pasme ka kapacitet 5 MP dhe e ka një flash LED, ndërsa përpara kamera e ka rezolucionin VGA.

Kapaciteti i tij i brendshëm është 4 GB, por mund të vendoset kartela, që do ta rriste hapësirën. Ndërkaq, bateria ka kapacitet 1.750 mAh.

Huawei Ascend Y530 do t’i përshtatet Android 4.3 dhe do të jetë në dispozicion me katër ngjyra të kombinuara: gri + i zi, i zi + i kuq, i zi + i verdhë dhe i bardhë + gri).