HTC do të prodhojë versionin plastik të celularit M8

HTC, njëri nga krijuesit më të mëdhenjë të celularëve të mençur, është duke punuar në një version plastik të modelit të tij të fundit One M8. Kompania tajvaneze e teknologjisë pritet të nisë prodhimin e celularit të përfolur diku muajin e ardhshëm, në përpjekje për të konkurruar kundër prodhuesit global të celularëve Samsung. Versioni plastik i…

Auto & Tek

14/04/2014 16:50

HTC, njëri nga krijuesit më të mëdhenjë të celularëve të mençur, është duke punuar në një version plastik të modelit të tij të fundit One M8.

Kompania tajvaneze e teknologjisë pritet të nisë prodhimin e celularit të përfolur diku muajin e ardhshëm, në përpjekje për të konkurruar kundër prodhuesit global të celularëve Samsung.

Versioni plastik i HTC One M8 do të ndihmojë krijuesit e telefonit që të reduktojnë shpenzimet të cilat nuk mund t’i përballojnë me modelin e kushtueshëm metalik të M8.

Bazuar në këtë, HTC do të përfshijë një procesor 2.3GHz Snapdragon 801 Quad Core në celularë, 2GB RAM të hapsirës interne, ekran 5-inç HD dhe kamerë të pasme 16-megapiksell me blic të dyfishtë.

Çmimi fillestar për versionin plastik One M8 është tërheqës, një rënie e konsiderueshme, pothuajse $400, në disa rajone. Sipas raportit, HTC do të shesë versionin e tij plastik për $483, shumë më lirë se versioni metalik i cili kushton $853.