Hoxhaj për vizitën e Vuçiqit në Gazivodë: Imazh i shovinizmit të nisur nga Millosheviqi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta lejuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ta vizitojë liqenin e Gazivodës (Ujmanit).

Lajme

08/09/2018 18:55

“Qëndroj fuqishëm kundër vizitës së Vucicit në Gazivodë, sepse kjo është simbol i shpërndarjes së urrejtjes”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj përsëriti qëndrimin e tij se vizita e Vuçiqit në Gazivodë është përsëritje e Millosheviqit në 1989, dhe në të njëjtën kohë është imazh i turpit dhe shovinizmit të Serbisë ndaj Kosovës.

Hoxhaj tha se kjo është edhe dëshmi se edhe vetë Evropa po promovon politika anti-Evropiane në Ballkan, duke u bërë presion institucioneve të Kosovës për të lejuar agjenda të tilla.